ශුද්ධවූ අල් කුර්ආන් අර්ථ කථනය

ඇල්බේනියානු පරිවර්තනය - හසන් නාහී

Scan the qr code to link to this page

سورة النصر - Surja En-Nasër

පිටු අංක

වාක්‍යය

නියමිත පාඨයේ ප්‍රදර්ශනය
සීමා තීරයේ ප්‍රදර්ශනය

වාක්‍යය : 1
إِذَا جَآءَ نَصۡرُ ٱللَّهِ وَٱلۡفَتۡحُ
Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës)[437]
[437] Kjo ishte surja e fundit që iu dha Profetit (a.s.), duke mbyllur kështu një cikël shpalljesh që zgjaste prej njëzet e tre vjetësh. Ajo ishte shpallja e fitores së përgjithshme të Islamit mbi mosbesimin dhe e kthimit masiv në Islam të të gjithë Arabisë. Kur Muhamedi (a.s.) mori këtë shpallje, e kuptoi se Zoti i tij i Madhëruar po e paralajmëronte për ndarjen e afërt nga kjo botë dhe për këtë lajmëroi të afërmit e tij më të ngushtë. Gjatë gjithë kohës që parapriu vdekjen e tij tokësore, Profeti (a.s.) thoshte vazhdimisht në namazet e tij: “Subhânekall-llâhumme rabbena ue bihamdik. All-llahumme gfir li” (I Lartësuar qofsh, o Zoti im, dhe i Falënderuar. O Zot, më fal!).
වාක්‍යය : 2
وَرَأَيۡتَ ٱلنَّاسَ يَدۡخُلُونَ فِي دِينِ ٱللَّهِ أَفۡوَاجٗا
dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe,
වාක්‍යය : 3
فَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ وَٱسۡتَغۡفِرۡهُۚ إِنَّهُۥ كَانَ تَوَّابَۢا
atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve.
එවීම සාර්ථකයි