Translation of the Meanings of the Noble Qur'an

Albanian Translation - Hasan Nahi

Scan the qr code to link to this page

سورة التين - Surja Et-Tinë

Page Number

Ayah

Show the Ayah
Show the footnote

Ayah : 1
وَٱلتِّينِ وَٱلزَّيۡتُونِ
Për fikun dhe ullirin,
Ayah : 2
وَطُورِ سِينِينَ
për malin e Sinait
Ayah : 3
وَهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ ٱلۡأَمِينِ
dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën)[414],
[414] Sipas disa dijetarëve, në tre vargjet e para, Allahu i Madhëruar është betuar për tre vende, prej të cilave ka nisur tre nga të dërguarit më të mëdhenj: Isanë (a.s.), Musanë (a.s.) dhe Muhamedin (a.s.). Kështu, fiku dhe ulliri simbolizojnë Jerusalemin, qytetin e Isait (a.s.), sepse ai është vendi i fiqve dhe i ullinjve. Mali i Sinait është vendi, ku Allahu ka folur me Musain (a.s.), ndërsa Qyteti i sigurt është Meka, qyteti i Muhamedit (a.s.), sepse kështu është cilësuar ky vend në Kuran, në suren 2, vargu 126.
Ayah : 4
لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِيٓ أَحۡسَنِ تَقۡوِيمٖ
Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer,
Ayah : 5
ثُمَّ رَدَدۡنَٰهُ أَسۡفَلَ سَٰفِلِينَ
pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët,
Ayah : 6
إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَلَهُمۡ أَجۡرٌ غَيۡرُ مَمۡنُونٖ
përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera.
Ayah : 7
فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعۡدُ بِٱلدِّينِ
Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e Kiametit?
Ayah : 8
أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِأَحۡكَمِ ٱلۡحَٰكِمِينَ
A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!
Sent successfully