Ayah :
11
يُبَصَّرُونَهُمۡۚ يَوَدُّ ٱلۡمُجۡرِمُ لَوۡ يَفۡتَدِي مِنۡ عَذَابِ يَوۡمِئِذِۭ بِبَنِيهِ
edhe pse do të vihen të shohin njëri-tjetrin. Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet,
Ayah :
12
وَصَٰحِبَتِهِۦ وَأَخِيهِ
edhe gruan, edhe vëllanë e vet,
Ayah :
13
وَفَصِيلَتِهِ ٱلَّتِي تُـٔۡوِيهِ
edhe farefisin, që i gjendej pranë (ne jetën e Tokës),
Ayah :
14
وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا ثُمَّ يُنجِيهِ
si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte.
Ayah :
15
كَلَّآۖ إِنَّهَا لَظَىٰ
Por jo, (fajtori do të hidhet në zjarr)! Ai është zjarr flakërues,
Ayah :
16
نَزَّاعَةٗ لِّلشَّوَىٰ
që e shkul (dhe e djeg) krejtësisht skalpin e kokës.
Ayah :
17
تَدۡعُواْ مَنۡ أَدۡبَرَ وَتَوَلَّىٰ
Ai thërret këdo që (i) ka kthyer shpinën e (i) është larguar (besimit),
Ayah :
18
وَجَمَعَ فَأَوۡعَىٰٓ
dhe që ka grumbulluar (pasuri) dhe e ka fshehur.
Ayah :
19
۞ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ خُلِقَ هَلُوعًا
Vërtet që njeriu është krijuar i paqëndrueshëm:
Ayah :
20
إِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ جَزُوعٗا
kur atë e godet e keqja, ai ligështohet fort,
Ayah :
21
وَإِذَا مَسَّهُ ٱلۡخَيۡرُ مَنُوعًا
por, kur i bie e mira, ai bëhet koprrac.
Ayah :
22
إِلَّا ٱلۡمُصَلِّينَ
Përjashtim bëjnë ata që falen,
Ayah :
23
ٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَاتِهِمۡ دَآئِمُونَ
e që janë të vazhdueshëm në faljet e tyre;
Ayah :
24
وَٱلَّذِينَ فِيٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ حَقّٞ مَّعۡلُومٞ
e që caktojnë një pjesë të pasurisë së tyre
Ayah :
25
لِّلسَّآئِلِ وَٱلۡمَحۡرُومِ
për lypësin dhe për nevojtarin;
Ayah :
26
وَٱلَّذِينَ يُصَدِّقُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ
e që besojnë në Ditën e Llogarisë (Gjykimit);
Ayah :
27
وَٱلَّذِينَ هُم مِّنۡ عَذَابِ رَبِّهِم مُّشۡفِقُونَ
e që frikësohen nga dënimi i Zotit të tyre,
Ayah :
28
إِنَّ عَذَابَ رَبِّهِمۡ غَيۡرُ مَأۡمُونٖ
- vërtet që askush nuk është i sigurt prej dënimit të Zotit të vet -;
Ayah :
29
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِفُرُوجِهِمۡ حَٰفِظُونَ
e që e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme),
Ayah :
30
إِلَّا عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَإِنَّهُمۡ غَيۡرُ مَلُومِينَ
përveçse ndaj bashkëshorteve dhe skllaveve të veta - në këtë rast nuk meritojnë qortim,
Ayah :
31
فَمَنِ ٱبۡتَغَىٰ وَرَآءَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡعَادُونَ
por kush kërkon jashtë këtyre caqeve, pikërisht ata janë shkelësit -;
Ayah :
32
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِأَمَٰنَٰتِهِمۡ وَعَهۡدِهِمۡ رَٰعُونَ
e që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë besëlidhjet e tyre;
Ayah :
33
وَٱلَّذِينَ هُم بِشَهَٰدَٰتِهِمۡ قَآئِمُونَ
e që gjithnjë dëshmojnë drejt;
Ayah :
34
وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَاتِهِمۡ يُحَافِظُونَ
e që i falin namazet rregullisht.
Ayah :
35
أُوْلَٰٓئِكَ فِي جَنَّٰتٖ مُّكۡرَمُونَ
Pikërisht ata do të jenë të nderuar në kopshtet e Xhenetit.
Ayah :
36
فَمَالِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ قِبَلَكَ مُهۡطِعِينَ
Ç’është kështu me jobesimtarët, që nxitojnë drejt teje
Ayah :
37
عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَعَنِ ٱلشِّمَالِ عِزِينَ
djathtas e majtas, grupe-grupe?!
Ayah :
38
أَيَطۡمَعُ كُلُّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ أَن يُدۡخَلَ جَنَّةَ نَعِيمٖ
A mos çdonjëri prej tyre shpreson të hyjë në Kopshtin e Lumturisë?
Ayah :
39
كَلَّآۖ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّمَّا يَعۡلَمُونَ
Kurrsesi! Vërtet që ata e dinë nga çfarë i kemi krijuar!